Telegrafi

Joshua tregon se a ishte në panik para meçit me Andy Ruizin

Anthony Joshua e ka mohuar se ishte në panik para se të humbiste të shtunën e kaluar ndaj Andy Ruizit në Madison Square Garden.

Boksieri britanik u mposht nga meksikano-amerikani në debutimin e tij në SHBA, duke humbur tre titujt e botës, por edhe që pësoi humbjen e parë, duke u nokautuar katër herë brenda meçit.

Joshua ka folur pas humbjes ndaj Ruizit rreth përgatitjeve që kishte bërë dhe se nuk ishte në panik para e as gjatë meçit, ndërsa e ka pranuar se do i duhet kohë që të rikthehet nga ai nokaut.

Lexo po ashtu Ruiz dëshiron që rimeçi me Joshuan të zhvillohet në Meksikë

“E gjithë skuadra jemi bashkë. Unë fillova stërvitjet në Sheffield, punova gjashtë apo shtatë javë. Erdha këtu në New York. Aty kishte pyetje nga mediat se çfarë ndodhi me Jarrell Miller (U tërhoq nga përballja pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping), Luis Ortiz u largua dhe Ruiz hyri, por e gjitha kjo u bë për spektakël”, ka thënë Joshua.

“Ka shumë akuza se çfarë shkoi keq apo çfarë ishte futur në mes që të humbisja, por unë jam një ushtar, që duhet t’i marrë parasysh uljet dhe ngritjet e mija”.

“Nuk kisha panik para e as gjatë meçit, isha shumë i qetë. Nuk aso tipi. Duhet ta pranoj humbjen time si një burrë, nuk jam duke e fajësuar askënd për asgjë. Unë shkova atje me plane, por planet e mija nuk shkuan siç duhej, plani im i ndeshjes nuk shkoi siç ishte planifikuar”, ka shtuar më tej Joshua.

Lexo po ashtu Tyson Fury zbulon se pse e dinte që Anthony Joshua do të humbte kundër Andy Ruizit

Ndryshe, edhe Tyson Fury ka treguar arsyen se pse mendon që britaniku ka pësuar humbje kundër meksikanit. /Telegrafi/