Pak minuta para takimit mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam, britaniku ka takuar Zlatan Ibrahimovicin.
Boksieri britanik u takua me sulmuesin suedez të Manchester Unitedint në Cardiff, atje ku edhe do zhvillohet meçi.
“Kur luanët takohen”, ka shkruar Joshua në Twitter.
28-vjeçari ndaj Carlos Tamak do të mbrojë titujt IBF dhe WBA.
Favorit është Joshua dhe besohet se do ta rrëzojë kundërshtarin me nokaut në rundat e parë.
Armand Carlos Netsing Takam, i njohur si Carlos Takam, është një boksier kamerunaso-francez, 36-vjeçar dhe ish-kampion i argjendtë në WBC. Ai është 1.87 centimetra i gjatë, që i bie 11 centimetra më i vogël se Joshua. Peshon 107 kilogram, shtatë më pak se Anthony. /Telegrafi/