Anthony Joshua do të nokautohet njësoj sikurse Dillian Whyte kur të përballet me Kubrat Pulev, sepse “urat londineze po bien” – ka deklaruar Bob Arum.
Në duelin e të shtunës mbrëma, Alexander Povetkin e mposhti me nokaut në raundin e pestë britanikun, edhe pse i kishte humbur me pikë katër raundet paraprake.
Madje Whyte e kishte rrëzuar dy herë boksierin rus, por duke mos arritur ta nokautojë, teksa ai e mposhti me një të majtë të fuqishme.
One punch KO #Povetkin #WhytePovetkin #Boxing pic.twitter.com/P2Fvwue0hK
— Corby_77 (@Corby_77) August 22, 2020
Dhe promovuesi i boksit, Bob Arum, i cili e përfaqëson Tyson Furyn, deklaron se edhe pjesëtari tjetër i Matchroom, Anthony Joshua, do ta përjetojë të njëjtin ndëshkim sikurse Dillian.
“Dillian Whyte ishte aq i zënë duke luftuar për pozitën e mandatarit për titullin WBC, saqë nuk e pa goditjen e Povetkin nga poshtë, që e rrëzoi në tokë”.
“Pulev do ta nokautojë Joshuan në meçin e radhës. Urat londineze po bien”, citon The Sun fjalët e Arum.
Joshua dhe Pulev pritet të përballen në muajin dhjetor (ose me 5 ose me 12 dhjetor), me shumë mundësi, në O2 Arena të Londrës. /Telegrafi/