Anthony Joshua i ka reaguar Andy Ruizit rreth deklaratës se ai nuk është stërvitur si kampion para rimeçit të tyre.
Britaniku e mposhti meksikano-amerikanin në Arabinë Saudite në këtë fundjavë që shkoi, për t’i rikthyer kështu titujt e kampionit të botës në peshat e rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Joshua tha se Ruizi duhet ta fajësojë vetëm vetën për mënyrën se si ishte stërvitur dhe se nuk i pëlqen të dëgjoj deklarata nga një njeri që boksojë mjaftë mirë.
“Do ta pëlqeja mënyrën se si është stërvitur Andy (Ruiz)”, ka thënë britaniku në një intervistë për ITV Goof Morning Britain.
“Do t’i adhuroja stërvitjet e tij. Në realitet kjo nuk është mënyra se si flet një kampion. Andy mund të thotë çfarë të dëshiroj, por ai e dinte se kishte një përballje dhe duhej të stërvitej në mënyrën e tij më të mirë”, ka shtuar më tej ai.
Joshua fitoi me pikë në përballjen që zgjati për 12 raunde ndaj Ruizit. /Telegrafi/