Site icon Telegrafi

Joshua paralajmëron Ruizin pas stërvitjes: Nuk ka frikë në zemrën time nga asnjë njeri

Anthony Joshua (Foto: Anthony Joshua/Facebook)

Boksieri britanik, Anthony Joshua është i gatshëm për ndeshjen ndaj Andy Ruiz Jr.

Joshua dhe Ruiz Jr do të luajnë mes vete më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut.

Përballja e britanikut me meksikanin është zyrtarizuar pasi kundërshtari i paraparë për Joshuan, Jarrell ‘Big Baby’ Miller doli pozitiv në doping.

Lexo po ashtu Joshua e paralajmëron Ruizin: Do ta thyej nofullën nëse vazhdon të flasësh gjepura

Kështu, Joshua dhe Ruiz Jr do të ballafaqohen mes vete në përballjen e madhe për modifikimin e titujve të fituar në IBF, WBO dhe WBA.

Lexo po ashtu Andy Ruiz Jr ua dëshmon dyshuesve se përballja me Anthony Joshuan do të jetë e fortë – një video e publikuar tregon shpejtësinë e duarve të tij që është mbresëlënëse

Britaniku është i gatshëm për këtë përballje dhe e ka paralajmëruar kundërshtarin se nuk ka frikë prej askujt.

“Nuk ka frikë në zemrën time nga asnjë njeri! Stërvitja u kompletua. 1 Qershor”, ka shkruar Joshua në profilin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version