Telegrafi

Joshua paralajmëron nga Arabia Saudite: Kur ta mposhti Ruizin, dua që të gjithë të më përkulen

Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka shkuar në Arabinë Saudite, aty ku do të zhvillojë rimeçin ndaj Andy Ruizit.

Meksikano-amerikani e mposhti britanikun në qershor të këtij viti amerikanin, duke i marrë tre tituj të botës, por tani do ta kenë ripërballjen që zhvillohet më 7 dhjetor.

Joshua ka thënë se të gjithë mendojnë se Ruiz është fantastik, por kur ta mposhtë në atë natë, ka kërkuar që të gjithë t’i përkulen.

Andy Ruiz dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Do të jetë një natë e mrekullueshme. Personat që do jenë aty, do ta kujtojnë gjatë atë natë dhe do t’u tregojnë fëmijëve të tyre se çfarë kanë parë”, ka thënë Joshua.

“Të gjithë mendojnë se Ruiz është fantastik, por kur ta mposhti në atë natë, dua që të gjithë të më përkulen dhe të tregojnë se sa i madh që jam”.

Lexo po ashtu Anthony Joshua – Andy Ruiz, gjyqtari më në fund tregon se përse e ndaloi meçin

“Unë nuk arrita ta mposht Ruizin në përballjen e parë dhe mora fjalët që i meritoja. Por, në natën e 7 dhjetorit do të jetë më ndryshe dhe duart e mija do të jenë më të shpejta. Kështu që, kur ta mposhti, dua që të gjithë të më përkulen”, ka shtuar më tej britaniku.

Joshua shpreson që ta mposhtë Ruizin dhe t’i kthejë sërish tre titujt WBA, BO dhe IBF në belin e tij. /Telegrafi/