Telegrafi

Joshua nuk rrëzohet nga froni, mbron titujt me nokaut teknik ndaj Takam (Foto/Video)

CARDIFF, WALES - OCTOBER 28: Anthony Joshua (white trunks) and Carlos Takam (black trunks) in action during their IBF, WBA & IBO Heavyweight Championship contest at Principality Stadium on October 28, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Anthony Joshua ka triumfuar në raundin e dhjetë në meçin kundër Carlos Takam.

Me këtë rast britaniku ka mbrojtur dy titujt IBF dhe WBA në kategorinë e peshave të rënda.

Anthony Joshua duke u futur në ring për të mbrojtur titujt IBF dhe WBA. Foto: Getty Images

28-vjeçari kishte avantazhin e gjatësisë, pasi është 11 centimetra më i gjatë se 36-vjeçari dhe normalisht edhe më i rëndë në peshë, kjo për shtatë kilogramë.

Edhe pse përkrahja më e madhe ishte për Joshua, Carlos Takam nuk harroi të përshëndet tifozët e tij në Principality Stadium. Foto: Getty Images

Meçi u zhvillua në Principality Stadium në Cardiff, ku të pranishëm ishin 78 mijë tifozë.

E si të mungonte Michael Buffer, prezantimi i tij e bënë këtë meç edhe më spektakolar. Foto: Getty Images

Raundi i katërt ishte më i zjarrti, Joshua e rrëzoi Takamin me ç’rast gjyqtari u fut në mes për të bërë numërimin. Tri raundet tjerë i takuan gjithashtu britanikut, por me një diferencë pikësh të vogël.

8, 9, 10… Foto: Getty Images

Takam në raundin pestë u tregua aktiv, por me shumë vështirësi pasi kishte lëndime të theksua në fytyrë që ia vështirësonin luftimin.

Në dy raundet tjera, Joshua vazhdoi me dominimin, por edhe Takam tregoi kualitetet e tij duke treguar se nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë.

Joshua para ndeshjes: “Njerëzit po më pyesin se kur do e rrëzoj kundërshtarin. Mendoj nga rundi 10-12, sepse ky djalë e ka kokën si një bllok cementi”. Foto: Getty Images

Por, mund të themi se raundi i shtatë në pikë i takoi Takamit, por në të tetin Joshua ktheu dominimin.

Në raundin e dhjetë përfundoi gjithçka pas disa goditjeve të njëpasnjëshme të Joshuas ndaj Takam, gjyqtari e përfundoi meçin dhe i dha fitoren Joshuas.

Anthony Joshua duke festuar fitoren me tifozët e pranishëm. Foto: Getty Images

Takam ishte i pakënaqur, pasi sipas tij, ai kishte forcën për të vazhduar. /Telegrafi/