Anthony Joshua ka triumfuar në raundin e dhjetë në meçin kundër Carlos Takam.
Me këtë rast britaniku ka mbrojtur dy titujt IBF dhe WBA në kategorinë e peshave të rënda.
28-vjeçari kishte avantazhin e gjatësisë, pasi është 11 centimetra më i gjatë se 36-vjeçari dhe normalisht edhe më i rëndë në peshë, kjo për shtatë kilogramë.
Meçi u zhvillua në Principality Stadium në Cardiff, ku të pranishëm ishin 78 mijë tifozë.
Raundi i katërt ishte më i zjarrti, Joshua e rrëzoi Takamin me ç’rast gjyqtari u fut në mes për të bërë numërimin. Tri raundet tjerë i takuan gjithashtu britanikut, por me një diferencë pikësh të vogël.
Takam në raundin pestë u tregua aktiv, por me shumë vështirësi pasi kishte lëndime të theksua në fytyrë që ia vështirësonin luftimin.
Në dy raundet tjera, Joshua vazhdoi me dominimin, por edhe Takam tregoi kualitetet e tij duke treguar se nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë.
Por, mund të themi se raundi i shtatë në pikë i takoi Takamit, por në të tetin Joshua ktheu dominimin.
Në raundin e dhjetë përfundoi gjithçka pas disa goditjeve të njëpasnjëshme të Joshuas ndaj Takam, gjyqtari e përfundoi meçin dhe i dha fitoren Joshuas.
Takam ishte i pakënaqur, pasi sipas tij, ai kishte forcën për të vazhduar. /Telegrafi/
https://twitter.com/mrGicheha/status/924399229371670528
Takam taking all the biggest punches that Joshua has thrown, tough customer. #JoshuaTakam #KweseBoxing @Kwese_NG pic.twitter.com/SOtpzQ07n4
— Lolade Adewuyi (@Jololade) October 28, 2017