Boksieri britanik, Anthony Joshua është treguar maksimalisht i fokusuar para duelit ndaj Wladirmi Klitschkos që zhvillohet të shtunën mbrëma.
Ky duel e sheh Joshuan si favorit ndaj ukrainasit, por ai tregohet mjaft i matur në fjalët e tij.
“E komplikuar? Nuk ka asgjë të komplikuar. Kjo nuk është shkencë, kjo është vetëm një luftë normale boksi. Jam i ri, jam i shpejtë, energjik dhe shumë i motivuar. Nuk kam lënë guri pa rrotulluar në stërvitje, kam punuar shumë”.
“Po flasim për përvojë, por edhe kur kam boksuar ndaj djemve me më pak përvojë, unë i kam marrë si duele për titull të kampionit të botës dhe vetëm në këtë mënyrë kam mundur të arrij deri këtu, shkruan Telegrafi.
“Nuk ka lidhje ndaj kujt përballem. Kënaqem me atë që bëj. Mirëpres secilën mundësi. Dështon ai që nuk provon. Nuk kam frikë. Kam qenë gjithmonë i fokusuar në stërvitjet e mia dhe punën time dhe për këtë arsye jam këtu”, deklaroi Joshua në konferencën për shtyp.
90 mijë shikues pritet të jenë në Ëembley të Londrës për duelin e shumëpritur të 27 vjeçarit ndaj legjendës ukrainase. /Telegrafi/