Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua i cili javë më parë fitoi titullin duke e mposhtur Klitschkon me KO teknik.
Britaniku po hetohet për doping nga inspektorët e federatës botërore të boksit.
Ai përmes një fotografie në Instagram ka treguar se në mëngjes e ka vizituar në shtëpinë e tij një inspektor për testet anti-doping.
Ndeshja e ardhshme e Anthony Joshuas pritet të jetë sërish ndaj Klitschkos. /Telegrafi/