Telegrafi

Joshua ndërron trajnerin para rimeçit ndaj Oleksandr Usyk

(Foto: Instagram/anthonyjoshua)

Anthony Joshua ka vendosur të punojë me një trajner të ri para rimeçit ndaj Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik pritet ta zëvendësojë trajnerin Robert McCracken para duelit të dytë me boksierin ukrainas që është caktuar për datën 23 korrik të këtij viti.

Kampioni i dyfishtë i botës ka bashkëpunuar me trajnerin e tij që nga viti 2013 kur hyri në boksin profesionist.

Anthony Joshua ka punuar me Robert McCracken gjatë gjithë karrierës profesioniste (Foto: Getty)

Mirëpo, Joshua i ka kërkuar shërbimet e Robert Garcias që ta përgatitë për rimeçin. ESPN bën të ditur se AJ dëshiron t’i rikthejë titujt e tij, prandaj e ka marrë vendimin e ndërrimit të trajnerit.

Lexo po ashtu Anthony Joshua tregon fuqinë e frikshme të goditjes

“Robert Garcia do ta stërvitë Anthony Joshuan në Angli për rimeçin për titullin e kategorisë së rëndë ndaj Oleksandr Usyk që zhvillohet më 23 korrik në Arabinë Saudite”, ka thënë gazetari i ESPN, Mike Coppinger. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/anthonyjoshua)