Telegrafi

Joshua: Miller nuk mund të më mposhtë as në ditën e tij më të mirë – pastaj është radha e Wilder

NEW YORK, NY - FEBRUARY 19: Anthony Joshua speaks to the media during a press conference at Madison Square Garden on February 19, 2019 in New York City. (Photo by Mike Stobe/Getty Images)

Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt e tij, WBA, WBO dhe IBF, në ndeshjen e 1 qershorit kundër Jarrell Miller në Madison Square Garden të New Yorkut që do të shënojë debutimin e tij në SHBA.

Tifozët e boksit kanë dashur një duel ndërmjet britanikut dhe Deontay Wilderit, mirëpo stafet e dy boksierëve nuk kanë arritur marrëveshje. Megjithatë, gjasat janë shumë të mëdha që pas këtij meçi të AJ dhe pas duelit të kampionit të WBC-së kundër Tyson Furyt, më në fund të ndodhë dueli i shumëpritur.

Joshua dhe Miller ndeshen më 1 qershor (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

“Do ta mposht Jarrell Millerin dhe pastaj do t’i them Wilderit: ‘Shiko, nëse nuk dëshiron të vish në Mbretërinë e Bashkuar, e ke parë se çfarë ndodhi në SHBA, prandaj le ta bëjmë këtu me kushtet tona”, ka thënë AJ në konferencën për shtyp.

I pamposhtur në 22 meçe profesionale, Joshua e ka thënë qartë mendimin e tij për këtë duel: “Dua te jem shumë serioz: Jarell nuk mund të më mposhtë as në ditën e tij më të mirë” – dhe pastaj e ka lënë të flasë kundërshtarin e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Boks

Miller pastaj ka vazhduar me ofendime duke e quajtur britanikun ‘fals’, ‘xhaxhai Tom’ dhe një frikacak të madh, ndërsa gjërat kanë shkuar koma më personale, kur e ka shtyrë.

“Sipas mendimit tim ka të bëjë me xhelozinë”, ka thënë Joshua në lidhje me sjelljet e kundërshtarit të tij. “Urrejtje pa kurrfarë arsye. Unë i respektoj kundërshtarët e mi. Por, nëse ata nuk më respektojnë, atëherë e marrin më të keqen nga ana ime”.

Lexo po ashtu Tensione në konferencën për shtyp, Miller e shtyn Joshuan

“Ai është i ngadalshëm. Nuk di të godasë. Një ish-kikboksier. Ndoshta do të ishte më i mirë në NFL. Abuzim substancash. Është kapur me PED (doping). Nuk mund të respektoj diçka të këtillë, prandaj nuk ia vlen të flas. Thjesht do të flas në ring”, ka theksuar kampioni i unifikuar botëror. /Telegrafi/