Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt e tij, WBA, WBO dhe IBF, në ndeshjen e 1 qershorit kundër Jarrell Miller në Madison Square Garden të New Yorkut që do të shënojë debutimin e tij në SHBA.
Tifozët e boksit kanë dashur një duel ndërmjet britanikut dhe Deontay Wilderit, mirëpo stafet e dy boksierëve nuk kanë arritur marrëveshje. Megjithatë, gjasat janë shumë të mëdha që pas këtij meçi të AJ dhe pas duelit të kampionit të WBC-së kundër Tyson Furyt, më në fund të ndodhë dueli i shumëpritur.
“Do ta mposht Jarrell Millerin dhe pastaj do t’i them Wilderit: ‘Shiko, nëse nuk dëshiron të vish në Mbretërinë e Bashkuar, e ke parë se çfarë ndodhi në SHBA, prandaj le ta bëjmë këtu me kushtet tona”, ka thënë AJ në konferencën për shtyp.
I pamposhtur në 22 meçe profesionale, Joshua e ka thënë qartë mendimin e tij për këtë duel: “Dua te jem shumë serioz: Jarell nuk mund të më mposhtë as në ditën e tij më të mirë” – dhe pastaj e ka lënë të flasë kundërshtarin e tij.
Miller pastaj ka vazhduar me ofendime duke e quajtur britanikun ‘fals’, ‘xhaxhai Tom’ dhe një frikacak të madh, ndërsa gjërat kanë shkuar koma më personale, kur e ka shtyrë.
Fireworks! Miller pushes Joshua as the two meet face to face. Joshua jumps off the stage to have words with someone in the crowd and part of AJ's entourage gets in a tangle with the security staff.
📹[@DAZN_USA]#JoshuaMiller pic.twitter.com/LxLFzWF2Ww
— HeavyHands Boxing 🤛🏼🥊 (@_HeavyHands) February 19, 2019
“Sipas mendimit tim ka të bëjë me xhelozinë”, ka thënë Joshua në lidhje me sjelljet e kundërshtarit të tij. “Urrejtje pa kurrfarë arsye. Unë i respektoj kundërshtarët e mi. Por, nëse ata nuk më respektojnë, atëherë e marrin më të keqen nga ana ime”.
“Ai është i ngadalshëm. Nuk di të godasë. Një ish-kikboksier. Ndoshta do të ishte më i mirë në NFL. Abuzim substancash. Është kapur me PED (doping). Nuk mund të respektoj diçka të këtillë, prandaj nuk ia vlen të flas. Thjesht do të flas në ring”, ka theksuar kampioni i unifikuar botëror. /Telegrafi/