Anthony Joshua u bë 30-vjeçar, mirëpo festa e tij ditëlindjes u prish nga zyrtarë për teste anti-doping.
Menaxheri i tij, Freddie Cunningham ka shpërndarë një foto të ish-kampionit të botës në momentin që po bëhej gati ta priste tortën e madhe nga çokollata.
Ylli britanik po bëhej gati që ta festonte ditëlindjen e tij në kampin stërvitor në Sheffield para përballjes më 7 dhjetor ndaj Andy Ruiz.
Por, pasi ekipi i tij i solli tortën e ditëlindjes, disa zyrtarë për teste të anti-doping kishin arritur për një vizitë befasuese.
Joshua dhe Ruiz do t’i nënshtrohen testet të anti-drogës deri në rimeçin e tyre dhe testet po ashtu do të bëhen edhe në gjakun e tyre dhe për gjendjen aktuale.
Nuk dihet se sa e ka shijuar boksieri britanik tortën nga çokollata, pasi është afër më shumë se një muaj para përballjes së madhe.
Ruiz i mori në qershor të këtij viti titujt si, WBA, WBO dhe IBF Joshuas, andaj ky i fundit shpreson që t’i kthejë ata sërish në brezin e tij. /Telegrafi/