Telegrafi

Joshua mbron titullin e kampionit, mposht Breazelalen (Video)

Në stadiumin e “O2 Arena”, Joshua ishte mjaftë i rrezikshëm në këtë meç duke nokautuar Breazelalen në raundin e shtatë, kështu për amerikanin kjo ishte humbja e parë. Ndërsa Joshua arrin fitoren e 17 në 17 duele e në të gjitha i ka me nokaut.

Ky ishte vetëm meçi i tretë që Joshua e ka kaluar raundin e tretë pa nokautuar kundërshtarin gjatë karrierës së tij, e kjo tregon se sa i fuqishëm është boksieri anglez.

Anthony Joshua mbrojti titullin e tij IBF për herë të parë në duelin ndaj amerikanit Dominic Breazeale i cili kishte 17 fitore, 15 me nokaut dhe asnjë humbje.