Dueli më i madh i vitit në boks mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos do të zhvillohet në ambient të hapur në stadiumin legjendar Wembley.
Por, teksa ditëve të fundit në Londër ka pasur shi, parashikimi i motit e sheh një mundësi prej 90 për qind për shi pikërisht në Wembley aty ku do të zhvillohet dueli i vitit, shkruan Telegrafi.
Mënyra se si do të mundohet të mbahet dueli nëse në rastin më të keq ka rreshje shiu, parashihet një mbulesë që do të vendoset në ring.
Sipas Bild, kjo mbulesë do të jetë 12×12 metra dhe do të mbulojë deri në dy metra jashtë përmasave të ringut.
Gjithnjë sipas mediave gjermane një mbulesë e tillë vështirë se do të parandalonte shiun të hynte në ring çka nuk e favorizon boksierin ukrainas me pasaportë gjermane.
Po ashtu përmendet edhe mundësia që shikuesit që janë në rradhët e fundit të stadiumit të mos kenë fare pamje për duelin në fjalë nëse autoritetet detyrohen të vendosin mbulesën për t’u mbrojtur nga shiu.
90 mijë shikues pritet të jenë prezent sonte (e shtunë) në Wembley të Londrës për duelin e madh. /Telegrafi/