Telegrafi

Joshua – Klitschko, çmim i pabesueshëm i biletave në zonën VIP (Foto)

Dueli më i madh i vitit mes britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit, Wladimir Klitschko ka nxitur interesim të madh edhe për adhuruesit e boksit që ta shikojnë këtë duel nga afër.

Megjithatë, pasioni për të shikuar sportin prej më të ndjekurve luftarak ka një kosto të konsiderueshme.

Një ulëse në zonën afër ringut ku mund të përjetohet më mirë dueli kushton deri në 2400 euro.

Sektoret e ndara në Wembley për shikuesit dhe hapësira ku dalin boksierët (me të zezë). Foto: Bild

Bileta më e thjeshtë me pamje nga rreshti i fundit i stadiumit Wembley ku pamja nuk është aq e favorshme kushton së paku 48 euro, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth duelit Anthony Joshua vs Wladimir Klitschko

Nga ky duel Joshua do të përfitojë ashtu si Klitschko nga 22 milionë euro.

Në Kosovë ky duel transmetohet në Supersport në platformën DigitAlb dhe përballja nisë nga ora 23:00. /Telegrafi/