Joshua Kimmich e ka fituar çmimin për mbrojtësin më të mirë të sezonin 2019/2020 që u nda nga UEFA, në ceremoninë e zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës.
Në konkurrim për çmimin e mbrojtësit më të mirë ishte treshja e Bayern Munichut: David Alaba, Alphonso Davies dhe Joshua Kimmich.
Kjo për faktin se bavarezët dominuan në secilën garë ku ishin pjesëmarrës në sezonin që lamë pas.
Bayerni e fitoi Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve – tripletën e famshme, ashtu që edhe në aspektin individual, lojtarët duhet të vlerësoheshin.
Klubi gjerman e fitoi edhe Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Gjermanisë në këtë fillim të sezonit të ri.
Mbrojtësja e Lyonit, Wendie Rendard, e ka fituar këtë çmim në kategorinë e femrave. /Telegrafi/