Site icon Telegrafi

Joshua kërkon revanshin, Ruiz Jr refuzon

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka kërkuar revanshin nga boksieri meksikan, Andy Ruiz Jr, por ky i fundit nuk është duke menduar për të.

Boksieri britanik e ka pësuar humbjen e parë në karrierë dhe atë duke u rrëzuar katër herë nga kundërshtari i tij, Ruiz Jr, i cili fitoi në raundin e shtatë me nokaut teknik.

Kështu, Joshua ka humbur luftën për unifikimin e titujve të peshave të rënda në IBF, WBA dhe WBO, rripa të cilët tani do t’i mbajë meksikani Ruiz Jr.

Lexo po ashtu Joshua: Më mposhti një boksier i mirë

Megjithatë, britaniku shpreson që Ruiz të mbajë fjalën dhe t’i përmbahet kontratës për të zhvilluar revanshin.

“Tani do të shohim se sa larg do të shkoj ai boksier me titujt kampionë bote. I uroj suksese, por ia kujtoj që ai ka një revansh për të bërë me mua. Kjo është pjesë e kontratës dhe historia do të vazhdojë”, ka thënë Joshua pas humbjes.

Andy Ruiz Jr e rrëzoi katër herë Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por, meksikani Ruiz Jr. nuk duket shumë i bindur për këtë dhe një herë dëshiron të shoh edhe tjera mundësi për të ardhmen.

Lexo po ashtu Deklarata e Ruiz pas triumfit: Rrëzimi më bëri më të fortë, pasi duhej t'ia ktheja

“Tani unë jam kampion bote dhe do të shoh edhe mundësi tjera. Nuk e di nëse do ta zhvillojmë menjëherë revanshin”, ka thënë Ruiz Jr në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Një marrëveshje mbi revanshin është konfirmuar edhe nga promoteri i njohur Eddie Hearn, ndërsa mbetet të shihet kur do të ndodh një gjë e tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version