Anthony Joshua u eliminua gjatë nokautua gjatë përgatitjet për ballafaqimin e radhës që çuditërisht e humbi kundër Andy Ruizit, shkruan World Boxing News.
Boksieri britanik ka humbur ndeshjen e parë në karrierës gjatë mbrëmjes së shtunës. Meksikani në katër raste e shtriu për dysheme rivalin gjersa meçi u ndërpre në raundin e shtatë.
Para ndeshjes, Joshua dhe promotori i tij, Eddie Hearn thanë se ishin të kënaqur me përgatitjet që bënë, por sipas WBN-së, kjo nuk është e vërtetë.
Në fakt, gjatë sparingut, Joshua u nokautua nga partneri i tij, Joey Dawejko. Ky i fundit ishte vetëm një luftëtar dhe Joshua e zgjodhi atë që ta ndihmoj në përgatitjet për Ruizin, por gjërat nuk shkuan siç kishin planifikuar në kampion e britanikut.
Ndryshe, Joshua disa ditë para betejës u pa me një maskë në fytyrë, por ai nuk donte të shpjegonte se për çka bëhet fjalë duke zgjedhur që të hesht. /Telegrafi/