Telegrafi

Joshua fitoi me nokaut teknik, por edhe me pikë ishte në epërsi ndaj Takamit (Foto)

Anthony Joshua ka arritur të mbrojë titujt e fituar muaj më parë kundër Wladimir Klitschkos. 

Boksieri britanik ka triumfuar mbrëmë në saje të një nokauti teknik kundër Carlos Takamit.

Ishte raundi i dhjetë kur gjyqtari ndërpreu ndeshjen pasi që vlerësoi se takam nuk është në gjendje të vazhdoi meçin.

Joshua godet fuqishëm Takamin

Por, edhe në vlerësimet e gjyqtarëve del që Joshua kishte epërsi me pikë të fituara.

Anthony deri në raundin e dhjetë kishte tubuar 87 pikë ndërsa kundërshtari kishte katër më pak.

Carlos Takam duke u munduar ta ruajë drejtpeshimin

Pas ndeshjes, Takam i ka kërkuar rimeç Joshuas pasi që ndeshja nuk ka përfunduar në mënyrë të rregullt duke fajësuar gjyqtarët për ndërprerjen e ballafaqimit.

Ndryshe, britaniku ka mbrojtur dy titujt IBF dhe WBA në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/