Boksieri britanik Anthony Joshua i ka fituar 15 milionë funte.
E gjithë kjo pas fitores në boksin profesionist për peshat e rënda kundër Wladimir Klitschkos.
Por, pagesa e parë pas fitores ishte një faturë për larjen e rrobave që kap shifrat prej 120 funtesh, transmeton Telegrafi.
Kur u pyet se çfarë do të bënte me paratë e fituara, ai u përgjigj me shaka “Së pari, duhet ta paguaj faturën time të lavenderisë”
Kujtojmë se 27-vjeçari kishte triumfuar pas ndërprerjes së ndeshjes në raundin e 11, ku tre herë u gjend në ‘knock-dowm’ ukrainasi. /Telegrafi/