Anthony Joshua ka përmendur gjashtë boksierët, me të cilët planifikon të ndeshet para se të pensionohet.
30-vjeçari, i cili mban titujt WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e peshave të rënda, dëshiron të bëhet kampion i padiskutueshëm për herë të parë që nga Lennox Lewis në vitin 1999.
Në një intervistë për Sky Sports, Joshua ka dhënë emrat e gjashtë kundërshtarëve, me të cilët planifikon të përballet në vitet në vijim:
Oleksandr Usyk
Deontay Wilder
Tyson Fury
Luis Ortiz
Adam Kownacki
Jarrell Miller
/Telegrafi/