Anthony Joshua e ka paralajmëruar Andy Ruizin se do ia thyej nofullën nëse vazhdon të flet ‘gjepura’.
Boksieri anglez do të përballej fillimisht me Jarrell Miller, mirëpo ai rezultoi pozitiv në testet e anti-dopingut, duke e aranzhuar përballjen me amerikanin tjetër e që njëherësh edhe do të jetë debutimi i tij në Amerikë.
Kampioni i botës për pesha të rënda nuk është i impresionuar nga paraqitjet e Ruiz, që ka postuar ditë më parë një video duke i treguar tij se çfarë e pret atë të dielën e 2 qershorit (me kohën tonë reale).
“Nëse Ruzi vazhdon të flas gjepura nëpër rrugë, atëherë unë do i thyej nofullën dhe do ta lëndojë shumë rëndë në ring”, ka thënë boksieri i pamposhtur i kategorive WBA, IBF dhe WBO.
“Nëse ai dëshiron një meç të mirë boksi, atëherë ai duhet të mos flas shumë, pasi mund të pranojë goditje që nuk mund t’i sheh aspak”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/