Telegrafi

Joshua dhe Usyk do të luftojnë në Lindjen e Mesme, ka një datë që mund të jetë ajo e rimeçit

Oleksandr Krasjuk, promotor i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, ka folur sot për AFP, duke thënë se një meç boksi mes luftëtarit të tij dhe britanikut Anthony Joshua mund të zhvillohet më 20 gusht.

Në shtator të vitit të kaluar, pas 12 raundesh dhe para 66 mijë shikuesve në stadiumin e Tottenhamit, Usyk mundi Joshuan me vendim unanim të gjyqtarëve.

Me këtë fitore ai mori brezat e kampionatit botëror në peshat e rënda WBO, IBF, WBA dhe IBO.

 

Oleksandr Krasjuk tha se shansi më i madh për një datë të mundshme për revanshin e shumëpritur është 20 gushti.

Ai shtoi se ndeshja do të jetë diku në Lindjen e Mesme dhe se një njoftim zyrtar pritet javën e ardhshme.

Kujtojmë, Uysk u kthye në atdheun e tij pas pushtimit rus të Ukrainës për të marrë pjesë në mbrojtjen e vendit.

Megjithatë, në mars, ai u largua përsëri nga vendi i shkatërruar nga lufta për të filluar përgatitjet për një revansh me Joshuan. /Telegrafi/