Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk janë duke i bërë përgatitjet e fundit në zhveshtore, para daljes në ring për meçin e madh apo revanshin e peshave të renda në boks.
Boksieri britanik dhe ai ukrainas janë gati për super-meçin e peshave të renda që do të zhvillohet në ‘King Abdulah Sports City’ në Jeddah të Arabisë Saudite.
Joshua do të përpiqet të rifitojë titujt e WBA, IBF dhe WBO në luftën e tij të revanshit kundër Usyk, pasi u mposht në shtator të 2021.
Ky meç pritet të fillojë rreth orës 24:00 dhe tashmë dy boksierët e njohur janë duke bërë përgatitjet e fundit.
Nga videot e postuara nga mediat e akredituara për këtë meç, Joshua dhe Usyk shihen teksa lidhin duart e tyre me fasha dhe më vonë edhe me doreza para së të dalin në ring. /Telegrafi/
Final touches for @anthonyjoshua 💪#UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea pic.twitter.com/Fpy123HdHl
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 20, 2022
Oleksandr Usyk getting his hands wrapped backstage 🖐
Not long now… 🍿 pic.twitter.com/oknwbdSUuw
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) August 20, 2022