Telegrafi

Joshua dhe Usyk arrijnë në ring, gati gjithçka për super-meçin

Anthony Joshua dhe Oleksander Usyk kanë arritur tashmë në ring, ku do të ndeshen për meçin e madh të peshave të rënda.

Boksieri britanik dhe ai ukrainas do të luajnë për tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.

Ky meç është duke u pritur me entuziazëm të madh dhe tashmë gjithçka është gati në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Lexo po ashtu Joshua-Usyk, ekspertët japin parashikimin për super-meçin e peshave të rënda

Edhe Joshua dhe Usyk tashmë kanë bërë parakalimin e tyre nga zhveshtoret deri në ring dhe gjithçka është gati.

Brohoritjet dhe duartrokitjet ishin të pranishme për dy boksierët, por sigurisht që publiku britanik është më shumë në mbështetje të Joshuas. /Telegrafi/