Site icon Telegrafi

Joshua dhe Ruiz Jr dalin në konferencën e parë për shtyp para meçit të 7 dhjetorit – angelezi kërkon rikthimin e titujve

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të ndeshjen edhe një herë, kësaj radhe në Arabinë Saudite me 7 dhjetor.

Është mbajtur edhe konferenca e parë mes dy boksierëve.

Anthony Joshua ishte duke e shijuar mundësinë për hakmarrje ndaj Andy Ruiz Jr, që e kishte mundur muaj më parë.

Joshua i humbi titujt e peshave të rënda në WBA (Super), WBO, IBF dhe IBO ndaj Ruiz Jr në Madison Square Garden më 1 qershor.

AJ tha se është më i motivuar se kurrë. “Ndjej se isha kundër kundërshtarit të mirë në atë kohë. Dhe siç e përmenda unë isha kampion vetëm deri më 1 qershor”.

“Dhe si kampion Andyt  kjo do t’i zgjasë vetëm deri më 7 dhjetor”.

“Kur të futemi në ring titujt do të jenë në ajër dhe dy luftëtarë do të shkojnë në luftë dhe njeri më i mirë të dalë fitimtar. Unë me të vërtetë po pres me padurim këtë sfidë”, ka thënë Joshua.

Pavarësisht se Joshua ishte më sulmues, Ruiz Jr u tregua kampion, duke e vlerësuar lartë ish-kampionin.

“Më 7 dhjetor, e di se Anthony Joshua do të vijë fuqishëm. Ai do të vijë më i fortë. E di që ai do të përgatitet me të vërtetë mirë. Por kështu edhe unë”

“Unë e di se shumë njerëz po thonë se nuk po stërvitem dhe nuk po më marrin seriozisht”.

“Unë i mora të gjitha këta rripa dhe do t’i kem përsëri në Meksikë edhe pas ndeshje”.

“Jam vërtet i emocionuar. Më 7 dhjetor, unë do të bëj një histori tjetër dhe do të fitoj këtu në të njëjtën mënyrë që fitova më 1 qershor dhe do tua dëshmoj të gjithëve se kanë gabuar”, ka thënë meksikani. /Telegrafi/

Exit mobile version