Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev kanë arritur në The SSE Arena të Wembley, aty ku do të zhvillohet meçi i shumë pritur i peshave të rënda.
Joshua dhe Pulev do të ndeshen mes vete në super-meçin e peshave të rënda diku pas orës 23:00 të mbrëmjes së sotme (e shtunë).
Boksieri britanik do të tentojë të mbroj titujt e tij në pesha të rënda WBA, IBF dhe WBO kundër bullgarit Pulev, i cili është kundërshtar i tij.
Ky meç ishte planifikuar për në 20 qershor, por pandemia e coronavirusit prishi planet dhe tashmë data e sotme është finalja kur ky meç do të zhvillohen.
Here comes the champion… 👑
AJ is in the building ahead, not long to go now! ⏰
Book Joshua vs Pulev here: https://t.co/xuVmOtuFjj pic.twitter.com/YTl4dxMOrC
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) December 12, 2020
Kur kanë mbetur rreth një orë për të filluar ndeshjen, Joshua dhe Pulev kanë arritur tashmë në The SSE Arena të Wembley.
Arritja e Joshuas dhe Pulev ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale, ku shumë tifozë mesi presin fillimin e meçit. /Telegrafi/
🐍 The Cobra is in the house…
📲 Follow #JoshuaPulev here: https://t.co/4y3aVMWc80
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) December 12, 2020