Telegrafi

Joshua dhe Ngannou po kryejnë përgatitjet e fundit në zhveshtore

Kanë dal pamje të Anthony Joshua dhe Francis Ngannou duke goditur dhe kryer nxehjet e fundit në dhomat e tyre të zhveshjes.

Ky është event kryesor i peshave të rënda në këtë mbrëmje, që do të zhvillohet pas përballjes mes Zhilei Zhang dhe Joseph Parker.

Dyshja shihen në formë të mirë para përballjes e cila ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm.

Të enjten, dyshja u ngjitën në peshore, ku Ngannou pas matjes peshoi 123.6 kilogramë, ndërsa Joshua 114.5 kilogramë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e njohur të boksit, Joshua do të fitojë rreth 31 milionë euro për luftën e tij ndaj Ngannou, ndërsa kamerunasi do të marrë vetëm 16 milionë euro. /Telegrafi/