Site icon Telegrafi

Joshua dhe Klitschko do të fitojnë shuma të pabesueshme të hollash

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko është një përballje për titujt e kategorisë së rëndë në boks, por edhe një ngjarje që u sjellë atyre shumë përfitime materiale.

Joshua do të bëhet i pari boksier britanik që do të përfitojë shuma sikurse në duelin ndaj Klitschkos.

Teksa për të dy boksierët është paraparë të ndahen nga 22 milionë euro pavarësisht rezultatit, për Joshuan ka edhe të ardhura tjera, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Mediat gjermane: Dueli i jetës për Klitschkon

Nga abonimet “pay per view” që i ka realizuar sponsori medial i Joshuas tashmë janë arkëtuar 50 milionë funte, të cilat do të shkojnë në xhepin e boksierit britanik.

90 mijë shikues pritet të jenë në Wembley për këtë ndeshje, çka gjeneron të ardhura shtesë për Joshuan nga ky duel, ashtu sikurse miliona të tjerë para ekraneve televizive.

Përplasja mes Joshuas dhe Klitschkos pritet të zhvillohet nga ora 23:00. /Telegrafi/

Exit mobile version