Site icon Telegrafi

Joshua befason me peshën, për herë të parë bie nën 108 kilogramë

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Për herë të parë që nga viti 2014, Anthony Joshua ka rënë nën 108 kilogramë, për ndeshjen rikthyese kundër Andy Ruiz Jr që zhvillohet të shtunën. Ish-kampioni ka peshuar 107.5 kilogramë në matjet zyrtare.

Boksieri britanik është 4.5 kilogramë më i lehtë sesa në duelin e parë ndaj meksikano-amerikanit në muajin qershor, kur i humbi të gjithë titujt e kategorisë së peshave të rënda.

Lexo po ashtu Joshua vs Ruiz Jr: Orari, parashikimi dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth këtij dueli

Peshën më të përafërt se kjo aktualja , AJ e ka pasur në vitin 2017, kur gjatë përballjes ndaj Carlos Takam kishte peshuar 115 kilogramë.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, gjatë matjeve zyrtare në Diriyah të Arabisë Saudite, ku edhe zhvillohet rimeçi të shtunën, Andy Ruiz kishte shtuar 6.8 kilogramë në krahasim me peshën e tij në meçin e parë.

Kampioni i unifikuar botëror i kategorisë së peshave të rënda ka peshuar 128 kilogramë në matjet zyrtare. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version