Site icon Telegrafi

Joshua arrin në vend para meçit ndaj Usyk

Anthony Joshua ka arritur në “Tottenham Hotspur Stadium”, aty ku do të zhvillohej përballja e tij ndaj Oleksander Usyk.

Joshua mbron rripat e tij WBA, IBF dhe WBO kundër Usyk në kategorinë e peshave të rënda, në meçin që zhvillohet në Tottenham Hotspur Stadium.

Ky takim pritet të zhvillohet rreth orës 23:00 dhe thuajse tani gjithçka është gati dhe po pritet vetëm fillimi i meçit.

Lexo po ashtu Joshua-Usyk, ekspertët japin parashikimin për super-meçin e peshave të rënda

Boksieri britanik ka arritur tashmë në stadiumin e klubit të futbollit, Tottenham Hotspur, në Londër.

Ndryshe, të gjithë ekspertet, por edhe njohësit e rëndomtë të boksit e shohin si favorit Joshuan. /Telegrafi/

Exit mobile version