Site icon Telegrafi

Joshua analizon kundërshtarin Takam – paralajmëron goditje brutale (Foto/Video)

SHEFFIELD, ENGLAND - OCTOBER 17: (EDITORS NOTE: THIS IMAGE HAS BEEN CONVERTED TO BLACK & WHITE) Anthony Joshua during a media workout at the English Institute of Sport on October 17, 2017 in Sheffield, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Anthony Joshua do të përballet të shtunën mbrëma me Carlos Takam në mbrojtjen e titullit të kategorisë së rëndë në IBF dhe WBA.

Joshua para këtij dueli ka dërguar një kërcënim serioz te kundërshtari i tij, duke thënë se ai do ta godasë në mënyrë brutale kundërshtarin teksa tenton të luftojë në hapësira të ngushta.

Anthony Joshua në stërvitje. Foto: Getty Images

Boksieri më i mirë në botë do të jetë disa centimetra më i gjatë se kundërshtari i tij në duelin e Cardiffit, kundërshtar që vjen si zëvëndësim pasi Kubrt Pulev ishte i lënduar.

“Unë do të qëndroj para Takamit dhe do ta rrëzoj “pemën” e tij, sepse është kjo ajo që ai ka merak të bëj”.

https://www.youtube.com/watch?v=49MFlUVBnSs

“Një boksier sikur ai dëshiron që të jetë statik dhe të luajë nga brenda duke punuar përreth trupit. Unë nuk mund të godas drejt nëse një boksier është në gjoksin tim, kështu që më duhet të punoj në lojën time të brendshme dhe të qëndroj në hapësira të ngushta duke mbajtur distancë të caktuar me të. Këto luftëra bëhen me vullnet, zemër dhe kush do që e dëshiron fitoren më shumë”.

“Takam të demotivon me boksin e tij. Paramendoni të bëni goditjet më të mira dhe sërish ka boksierë si ai që qëndrojnë para jush. Të bësh këtë për 12 runde të merr energji kështu që ndonjëherë do të më duhet të qëndroj para tij, dhe të luftoj. Unë duhet ta thyej vullnetin dhe zemrën e tij”.

Joshua në stërvitje në Sheffield. Foto: Getty Images

“Takam gjithmonë vjen te ti dhe të ngjitet. Ai punon mirë me trupin dhe pëlqen të majtën. Tashmë e kam pasur parasysh se ai është një boksier i mirë i kompletuar kështu që çka mund të presë prej një boksieri si ai që mund të fitojë gjithçka në këtë duel? Unë do ta pres një Takam të përmirësuar”, u shpreh Joshua.

https://www.youtube.com/watch?v=sUyTro6z_qk

Takam me origjinë kamerunase ishte ndalur në vetëm një nga 39 duelet e zhvilluara nga Alexander Povetkin dhe ishte krahasuar nga ky i fundit javë më parë si një “bllok cementi”.

“Me Pulevin nuk do të ishte luftë përreth trupit, do të duhej të mbahej lufta në vijë dhe të zhvillohej në mes të ringut. Carlos është ndryshe, ai mund të luaj mirë dhe të mbrohet në mes. Shpejtësia ime do të mposhtë kombinimet e tij. Një mënyrë e mirë për ta mposhtur është për të nxjerrë trupin e tij, e kjo është ajo që e bëri Povetkin”, theksoi Joshua.

Joshua duke u përgatitur intensivit për duelin ndaj Takam. Foto: Getty Images

Trajneri i Joshuas, Rob McCraken ka konfirmuar se ata do të zhvillonin sesionet e fundit të sparingut duke sjellë partnerë të cilët do të replikonin fizikun e Takam.

“Anthony ashtu kështu është i mirë ndaj kundërshtarëve më të shkurtër”, u shpreh trajneri McCraken.

Joshua pritet të zhvillojë së paku edhe një duel tjetër të unifikimit të titujve me ndonjë prej kundërshtarëve që kanë tituj në kategorinë e rëndë në vitin 2018. Opsionet janë të hapura edhe për Tyson Furryn, të cilin po e kërkon tash e sa kohë Joshua.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uDzL5VPNvtU

Exit mobile version