Site icon Telegrafi

Joseph Daul: Zgjedhjet duhet të organizohen në Maqedoni sa më shpejtë që mundet

Kryetari i Partive Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin e Evropës (PE), Joseph Daul, ka dërguar porosi të fuqishme kundër opozitës në Maqedoni, duke e konsideruar si teatër veprimet e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferekcën e mbajtur në PE, ”Ballkani perëndimir: Drejt së ardhmes evropiane”, Daul tha se nuk mund të tolerohet situata në Maqedoni, prandaj edhe duhet të ketë zgjedhje, si zgjidhje të përgjithshme, bën të ditur korrespodenti i agjencisë së lajmeve MIA nga Brukseli.

Sipas Joseph Daul, korrupsioni është problem i madh në të gjitha vendet e Ballkanit dhe që të zgjidhet kjo çështje, janë të nevojshme të merren standardet evropiane. Ndërkaq për Maqedoninë thotë se duhet bërë gjithçka që të ketë zgjedhje demokratike, sa më shpejtë që është e mundur, kurse përgjegjësia bie mbi të dy palët kundërshtare./Telegrafi/

Exit mobile version