Neymar po raportohet se do të braktis gjatë kësaj vere radhët e Barcelonës.
Sulmuesi brazilian thuhet se nuk është i kënaqur me trajtimin te klubi katalonas dhe se dëshiron të largohet.
Destinacioni i ri i brazilianit mendohet të jetë skuadra franceze e PSG-së, e cila është e gatshme të ndajë 200 milionë euro për lojtarin.
Por, zëdhënësi i klubit katalonas pohon se blaugranat nuk e kanë ndërmend të lirohen prej shërbimeve të Neymarit.
“Shitjen e Neymarit nuk e kemi ndërmend ta shesim. Ne jemi shumë të qetë. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, nuk do të shqyrtojmë asnjë ofertë”, tha zëdhënësi i klubit spanjoll për Marcan, Josep Vives. /Telegrafi/