Telegrafi

Jose Mourinho po e kërkon rikthimin në Ligën Premier

Jose Mourinho është i etur të kthehet në Angli sezonin e ardhshëm mes zhgënjimit për mungesën e mbështetjes financiare nga Roma.

Një periudhë e tretë e jashtëzakonshme në Chelsea do të ishte skenari i tij ideal dhe përfaqësuesit e tij kanë bërë të ditur se ai do të ishte i interesuar për çdo vend vakant në Stamford Bridge, por klubi e ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në krah të Graham Potter.

Gruaja dhe fëmijët e Mourinhos ende jetojnë në Londër dhe ai gjithmonë ka preferuar të punojë në Ligën Premier sesa diku tjetër.

Lexo po ashtu Mourinho me deklaratë shpërthyese për veprimin që bëri Chelsea ndaj Mudryk

Portugezi fitoi Ligën e Konferencës së Evropës në Romë sezonin e kaluar dhe aktualisht është i pesti në Serie A, por nuk ka investime për të luftuar për titullin, raporton Mail Sport.

Puna në West Ham gjithashtu mund të jetë e disponueshme së shpejti duke pasur parasysh vështirësitë e David Moyes, megjithëse Mourinho nuk do të largohej nga Roma gjatë mesit të sezonit.

Do të jetë një lëvizje interesante për Special One, pasi dëshira e tij e madhe për t’u rikthyer në Angli mund ta shoh ta marrë edhe drejtimin e Evertonit nëse arrin të shpëtoj nga rënia në Championship. /Telegrafi/