Fenerbahce ka kompletuar një transfeirm të rëndësishëm teksa Jose Mourinho ka shtuar në radhët e tij një lojtar i cili dikur kishte shkëlqyer në Ligën Premier.
Mourinho u rikthye sërish në stol pas shkarkimit të tij nga Roma, duke marrë drejtimin e Fenerbahces.
Kjo do të jetë aventura e tij e parë në Turqi, pasi paraprakisht ka qenë në krye të klubeve në Angli, Spanjë, Itali dhe Portugali.
Para fillimit të sezonit 2024/2025, gjiganti turk ka kompletuar një transferim të rëndësishëm, i cili është aprovuar nga Mourinho sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Klubi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e qendërmbrojtësit turk Caglar Soyuncu.
🟡🔵🇹🇷 Çağlar Söyüncü leaves Atlético and joins Fenerbahçe on €8.5m deal after signing for Spanish club for free.
Fenerbahçe complete key signing, also approved by José Mourinho. pic.twitter.com/DtNwhqvOtt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2024
Kostoja e transferimit mendohet të jetë e vlefshme rreth 8.5 milionë euro. Soyuncu iu bashkua Atletico Madridit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Leicester Cityn.
Ai kaloi pesë sezone në Ligën Premier, duke bërë plotë 98 paraqitje në elitën e futbollit anglez.
Mbrojtësi turk shijoi një periudhe tek Fenerbahce, pasi kaloi aty pjesën e dytë të sezonit të kaluar në formë huazimi.
Ai kishte luajtur në 16 ndeshje sezonin e kaluar për Fenerbahcen, por Mourinho tani e ka blerë përfundimisht kartonin e tij, me 28-vjeçarin që ka nënshkruar kontratë tri vjeçare./Telegrafi/