Telegrafi

Pasi ata e shanë, Jose Mourinho ka dy fjalë për tifozët e Chelseat

Manchester United ka pësuar humbje minimale (1-0) në kuadër të çerekfinales së FA Cup kundër Chelseat.

E tifozët e kësaj të fundit e kanë fyer portugezin duke kënduar në korë se më nuk është ‘The Special One’.

Lexo po ashtu Tifozët e Chelseat e fyejnë Mourinhon, ai ua tregon gishtat e titujve (Video)

Por, kundër këtyre këngëve ka reaguar trajneri portugez, duke thënë se ai mbetet trajneri më i mirë i Chelsea, transmeton Telegrafi.

“Derisa nuk kanë një tjetër trajner që i fiton katër tituj të Ligës Premier, për ata jam numër një”, ka deklaruar Mourinho.

“Nuk është faji im për dështimet, por të atyre që mbeten aty”, tha portugezi. /Telegrafi/