Site icon Telegrafi

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 – nënvlerëson një kombëtare të madhe

Vetëm pak ditë kanë mbetur para fillimit të Euro 2024 dhe tani Jose Mourinho ka bërë një parashikim të çmendur para startit të kësaj gare.

Nikoqiri Gjermania do të përballet me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 të premten në stadiumin “Allianz Arena”.

Teksa po i afrohemi nisjes së kësaj gare, Anglia po shihet si kombëtarja favorite për t’i dhënë fund periudhës prej 58 vitesh pa trofe.

Franca, Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e kombëtareve të mëdha që pritet të avancojnë në fazat e fundit të kësaj gare dhe potencialisht ta fitojnë trofeun.

Italia do të futet në këtë garë si kampioni në fuqi, me shpresën se do ta mbrojnë trofeun të cilin e kanë fituar në vitin 2020, pasi mposhtën Anglinë në penallti.

Sidoqoftë, Mourinhos nuk po i bën përshtypje ekipi italian, pasi sipas tij ata kanë ndryshuar rrënjësisht që prej Euro 2020.

Lexo po ashtu Tre lojtarët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024 - kanë një të përbashkët

“Unë jam i bindur se praktikisht të gjithë mendojnë si unë. Portugalia, Anglia, Franca e ndjekur nga Gjermania dhe Spanja. Por Italia si Kampion Evropian? Nuk e besoj këtë”, ka thënë Mourinho.

“Pse nuk mund ta mbrojë Italia titullin e tyre? Unë nuk mendoj se kanë mjaftueshëm talent për ta fituar këtë garë, ata e fituan edicionin e fundit të kësaj gare, por nuk mendoj se do ta bëjnë përsëri”, përfundoi ai.

Me lojtarët kyç si Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci që nuk janë më pjesë e ekipit, Italia kishte hasur në vështirësi për t’u kualifikuar në Euro 2024, duke përfunduar në pozitën e dytë të grupit C, mbrapa Anglisë.

Pasi dështuan që të kualifikohen në Botërorin e vitit 2022, pasi kishin humbur me rezultat 1-0 në gjysmëfinalet e play-off-it ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për këto arsye Mourinho nuk mendon se do të shpallen kampion këtë vit./Telegrafi/

Exit mobile version