Site icon Telegrafi

Jose e kërkon me çdo kusht Kanen, United ofron 188 milionë euro

Kane ka bërë të gjithë për vete

Manchester United ka marr dritën e gjelbër nga Jose Mourinhon që të bëjë ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

The Sun shkruan se Mourinho ka kërkuar që të thyhet rekordi botëror duke ofruar 188 milionë funte për Kane.

‘Djajtë e kuq’ para dy vitesh kishin ofruar 45 milionë funte dhe Javier Hernandez, por marrëveshja nuk ishte arritur.

Daniel Levy e kishte refuzuar ofertën duke i kërkuar Unitedin hiq më pak se 90 milionë euro.

Lexo po ashtu Mourinho edhe pesë vite te United, me kontratë të re paguhet 72 milionë euro

Mourinho e pëlqen lojtarin dhe kërkon në skuadër lojtarin që po shkëlqen edhe me fanellën e Anglisë.

Ai shihet si partner për Romelu Lukakun që po tregon formë të mirë në këtë fillim.

“Klubi para një kohë kishte shfaqur interesim për Kane”.

“Spurt u thanë se nuk kanë asnjë shans të nënshkruajnë me lojtarin. Jose është një fans i lojtarit dhe ka shumë interesim për të”, ka thënë një burim brenda klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version