Site icon Telegrafi

Josa pas Feronikelit: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, rëndësi ka vazhdimësia

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur pas fitores 0-1 në udhëtim te Feronikeli në Ipko Superligën e Kosovës.

Tekniku nga Shqipëria tha se skuadra e tij duhet të vazhdojë me fitore, ndryshe ky derbi i fituar ka pak rëndësi.

“Nuk mund të themi se ishte fitorja më e rëndësishme, të gjitha kanë rëndësi. Rëndësi ka vazhdimësia”.

“Në pjesën e parë ishim më të vendosur, të dytën e filluam më mirë, arritëm të shënonim. Ekuilibrat u prishën me përjashtimin, ishte i drejt nga gjyqtari”.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, tani kemi ndeshjen me Ballkanin që është po ashtu e vështirë”.

“Feronikeli ka një nga skuadrat më të mira, udhëtuam për të paktën për një barazim, por gjërat rrjedhën si rrjedhën dhe fituam. Ky është futbolli”, ka thënë Josa.

Pas kësaj fitore Prishtina është lidere me 23 pikë, një më shumë se Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version