Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e ndeshjes kundër Feronikelit (1-1).
Josa nënvizoi se skuadra e tij luajti shumë mirë pasi ishte pa një lojtar për 30 minuta.
“Nuk jam i kënaqur me barazim, por duke parë episodet që solli ndeshja, jam i kënaqur për mënyrën sesi skuadra vrapoi dhe luajti. Jam i kënaqur në përgjithësi me lojën, por jo me rezultatin”.
Prishtina luajti nga minuta e 59-të pa një lojtar, pasi Lorik Boshnjaku mori karton të kuq në minutën 59.
“Ashtu siç morëm ne karton te kuq, mund të merrte edhe Feronikeli te rasti i Ergyn Ahmetit, pasi portieri ishte komplet jashtë portë. Na interesojnë standardet e gjykimit pasi nuk janë njëlloj si në Prishtinë si në vendet tjera”.
“E rëndësishme është që vazhdon lufta për kampionat. Do të bëhet një luftë e madhe”, ka thënë Josa për SuperSport.
Prishtina mban pozitën e dytë me 44 pikë. /Telegrafi/