Telegrafi

Josa: E dinim se do të jetë vështirë ndaj Gjilanit, por ia arritëm të fitojmë

Mirel Josa ka folur pas fitores që Prishtina e kori në udhëtim te Gjilani në kuadër të javës së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Prishtina fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjilanit falë golit të minutës së fundit nga Mërgim Pefqeli dhe kjo fitore i ngrit në pozitën e parë në tabelë.

Se fitorja ishte shumë e vështirë e ka thënë edhe trajneri i Prishtinës, Josa, pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Prishtina fiton në fund ndaj Gjilanit dhe merr kreun e Superligës

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë duke ditur ndeshjet e mira që Gjilani ka zhvilluar në fund”, ka thënë fillimisht Josa pas ndeshjes.

“Këmbëngulëm duke humbur disa herë ekuilibrat, por kur rrezikon kjo ndodh”.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa (Foto: Telegrafi) 

“Megjithatë, në fund u fitua ndeshja dhe kjo u shpagua”.

“Ndeshja luhet 90 minuta, iu kam treguar djelmoshave. Nuk përfundojnë të gjitha ndeshjet në pjesën e parë”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/