Mirel Josa ka folur pas fitores që Prishtina e kori në udhëtim te Gjilani në kuadër të javës së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Prishtina fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjilanit falë golit të minutës së fundit nga Mërgim Pefqeli dhe kjo fitore i ngrit në pozitën e parë në tabelë.
Se fitorja ishte shumë e vështirë e ka thënë edhe trajneri i Prishtinës, Josa, pas ndeshjes.
“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë duke ditur ndeshjet e mira që Gjilani ka zhvilluar në fund”, ka thënë fillimisht Josa pas ndeshjes.
“Këmbëngulëm duke humbur disa herë ekuilibrat, por kur rrezikon kjo ndodh”.
“Megjithatë, në fund u fitua ndeshja dhe kjo u shpagua”.
“Ndeshja luhet 90 minuta, iu kam treguar djelmoshave. Nuk përfundojnë të gjitha ndeshjet në pjesën e parë”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/