Site icon Telegrafi

Jorthy Mokio frymëzon Ajaxin: Ai refuzoi Barcelonën dhe tani debuton në moshën 16-vjeçare duke bërë histori

Jorthy Mokio është 16-vjeçar dhe tashmë ka hyrë në historinë e madhe të Ajaxit. Qendërmbrojtësi, i cili kishte luajtur tashmë në Ligën e Evropës, bëri debutimin e tij në Eredivisie si titullar dhe u bë lojtari i dytë më i ri që starton (në një ndeshje të ligës holandeze) në historinë e skuadrës nga Amsterdami.

16 vjet e 346 ditë. Kjo është mosha e vendosur nga Mokio kur bëri debutimin e tij kundër Fortuna Sittard. Ajax fitoi 0-2 dhe ai duhej të luante mbrojtës të majtë. Ai hyri dhe bëri histori. Vetëm Clarence Seedorf ishte më i ri – vetëm tre ditë – kur bëri debutimin e tij në Eredivisie për Ajaxin.

Por, Mokio nuk është befasi. Ai bëri debutimin e tij në futbollin profesionist belg sezonin e kaluar, gjatë ‘play-off’-it me KAA Gent. Ai nuk e rinovoi kontratën dhe shkoi te Ajaxi, i cili shpejt i dha një vend në ekipin e parë. Pavarësisht se është 16 vjeç, ai tashmë është një reprezentuesi i Belgjikës U-21. Një ndeshje, një gol me ‘Les Diablotins’.

“Ai ka qenë me grupin për një kohë dhe po mësohet gjithnjë e më shumë me atë që ne kërkojmë prej tij. Ai është një lojtar i rëndësishëm për këtë klub dhe unë kam treguar tashmë në Ligën e Evropës se kam besim tek ai. Ky ishte momenti i duhur për ta lënë atë të startojë”, ka thënë trajneri Francesco Farioli para ndeshjes.

Por, Mokio është shumë më tepër se një qendërmbrojtës apo një mbrojtës i majtë. Me Jong Ajax, për shembull, ai luan si mesfushor mbrojtës. Kështu thotë babai i tij për mediumin belg HLN. Ai vazhdon të punojë atje si shofer [pirunar], ndërsa Mokio jeton me nënën e tij në Amsterdam.

“Të dielën, trajneri kishte nevojë për një mbrojtës të majtë”, tha babai i Mokios, duke iu referuar pezullimit të Jorrel Hato. “Ai e zbatoi planin e tij shumë mirë, për 90 minuta. Në Gent ai luajti disa ndeshje si qendërmbrojtës nën drejtimin e Hein Vanhaezebrouck. Dhe deri në moshën 14-vjeçare ai ishte një sulmues. Shkathtësia e tij është një avantazh”.

Babai i tij nuk ka dyshime për zgjedhjen e Ajaxit në vend të Barcelonës.

“Ne jemi shumë të lumtur me zgjedhjen e Ajaxit, edhe pse mund të kishim nënshkruar për Barcelonën. Lamine Yamal ishte i suksesshëm atje në një moshë shumë të re dhe ndoshta do të kishte bërë mirë edhe atje. Por pamë gjithashtu shumë të rinj belgë që u larguan shumë herët për një klub të madh. Të shkosh shumë shpejt është e kotë”, përfundoi babai i Mokios. /Telegrafi/

Exit mobile version