Telegrafi

Jori Delli sqaron videon virale të të dashurit të saj, në të cilën u tha se ofendoi shqiptarët

Jori Delli gjatë ditës së sotme (e mërkurë) publikoi një video të të dashurit të saj, Fred De Palma, duke performuar në një koncert.

Ai ishte së bashku me një reper tjetër italian, ku po bënin ‘freestyle’ me njëri-tjetrin.

Fjalët e tij duket se janë keqinterpretuar dhe u tha se ai kishte ofenduar shqiptarët, duke iu referuar si budallenj.

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur bëri një reagim në lidhje me këtë duke treguar gjegjësisht fjalët që tha ai.

Lexo po ashtu “E dashura ime është shqiptare” - konfirmohet lidhja e Jori Dellit me reperin Fred De Palma

“Mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare. (Sikur gjasmë do e rrah se jam shqiptare). Në vendin e budallenjëve je budalla i vendit. Nuk ka lidhje me Shqipërinë”, theksoi ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2.

Foto: Screenshot/Instagram

Lidhja e tyre u konfirmua pak ditë më parë me disa fotografi që reperi italian hodhi në rrjete sociale.

Në njërën prej tyre, çifti i ri u panë edhe duke shkëmbyer puthje, ndonëse Delli ishte e kthyer nga mbrapa. /Telegrafi/