Site icon Telegrafi

Jorginho me rol të ri te Chelsea: Po më pëlqen, po më bën më kreativ

Mesfushori i Chelseat, Jorginho është i bindur se mund të ketë sukses nën drejtimin e trajnerit, Frank Lampard.

Italiani erdhi në skuadrën londineze me rekomandim të Maurizio Sarrit, i cili më pas u largua për të marrë drejtimin e Juventusit.

Futbollisti ka një rol të ri nën menaxhimin e trajnerit anglez gjersa pohon se është i kënaqur dhe pritet të qëndrojë te The Blues.

Jorginho në stërvitjen e Chelseat

“Sarri ishte trajner i im i ri. Kemi punuar për katër vjet, por tani kjo është një kohë tjetër, një tjetër kapitull i ri në jetën time. Sarri u largua, unë qëndrova dhe kam nevojë që të bëjë punën time në ekip. Kam një kontratë të gjatë këtu, katër vjet dhe jam shumë i lumtur te Chelsea”.

Në fitoren 2-1 të së martës kundër Barcelonës, ai bëri një asistim fantastik në drejtim të Tammy Abraham, i cili realizoi një gol.

“Ndoshta do të ketë më shumë asistime, ndoshta jo. Është e re për mua, por më pëlqen. Kam më shumë hapësirë për të krijuar dhe kjo do të thotë se jam më i lirë dhe mund të bëj më shumë gjëra me kreativitetin tim. Ju keni nevojë për pak kohë, por ne po punojmë shumë mirë. Stili im është të jem atje dhe të kontrolloj ndeshjen, prandaj mendoj se do të jem atje për të kontrolluar dhe organizojë ekipin”, pohoi futbollisti.

Ndryshe, Jorginho mendon se tani është lojtar më i mirë se sa 12 muaj më parë, kur arriti në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version