Telegrafi

Jorginho reagon pas gabimit që bëri në derbin londinez ndaj Tottenhamit

Mesfushori italian, Jorginho, ka falënderuar tifozët e Arsenalit dhe bashkëlojtarët e tij për mbështetjen që i dhanë pas gabimit të tij në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit të dielën.

Jorginho humbi topin në një pozitë të rrezikshme duke bërë që Tottenham të shënoj në pjesën e dytë.

Ish-lojtari i Napolit dhe Hellas Verona kërkoi falje tek tifozët përmes rrjeteve sociale, por i falënderoi ata gjithashtu.

“Një gabim i dhimbshëm sot, por duke parë se si të gjithë reaguan pas gabimit tim, për të më mbështetur, bashkëlojtarët e mi, trajneri, stafi dhe ju tifozët e Arsenalit”, shkroi Jorginho në rrjetin social Instagram.

“Më motivon mua edhe më shumë që të punojë fort, sepse të gjithë ju e meritoni versionin më të mirë të vetes sime”, përfundoi italiani.

Disa lojtarë të Arsenalit dhe vet klubi, komentuan në postimin e Jorginhos për ta inkurajuar atë.

Jorginho nuk u ftua nga trajneri i ri i Italisë, Luciano Spalletti, për ndeshjet e shtatorit dhe mbetet të shihet nëse do ti ipet rasti që të luajë për kombëtaren italiane në vazhdim.

Spalleti shpjegoi vendimin e tij muajin e kaluar duke thënë se mesfushori i Arsenalit nuk ka luajtur mjaftueshëm për klubin e tij që të ftohet me Italinë.

Lexo po ashtu Mikel Arteta flet rreth gjendjes së Declan Rice pasi ky i fundit u lëndua ndaj Tottenham

Bryan Cristante dhe Manuel Locatelli ishin lojtarët që morën ftesë nga Spalletti për ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës më herët këtë muaj.

31-vjeçari bëri debutimin e tij me fanellën e Italisë në vitin 2016 dhe deri më tash ka shënuar 5 gola në 48 paraqitje me kombëtaren./Telegrafi/