Telegrafi

Jorginho preferon transferimin te City para Unitedit

Jorginho (Getty Images)

Mesfushori i Napolit Jorginho do të preferonte të bashkohej me Manchester Cityn përpara rivalëve të tyre lokalë, Manchester Unitedit.

Sikurse City, ashtu edhe Unitedi janë në gjah për një mesfushor të ri për të qenë sa më garues në sezonin e ardhshëm.

Befasisht të dy skuadrat nga qyteti i njëjtë kanë etiketuar lojtarin e Napolit, Jorginho, si transferimin e mundshëm për mesfushë.

Lexo po ashtu Gjashtë transferimet që Guardiola i dëshiron në sezonin e ardhshëm te Man City

Megjithatë, mesfushori me prejardhje braziliane, por i natyralizuar si italian si duket ka ndarë mendjen se ku do të shkoj në verë.

Jorginho është njëri nga mesfushorët më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, Jorginho do të preferonte të bashkohej me Cityn përpara rivalëve të tyre lokalë, Unitedit.

City është i prirur për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë dhe përveç Jorginhos, ata kanë edhe Thiago Alcantaran e Bayern Munichut dhe Fredin e Shakhtar Donetsk në radarin e tyre.

Lexo po ashtu Agjenti konfirmon bisedimet me Unitedin për Jorginhon

Në anën tjetër, edhe Unitedi ka në radar mesfushorin e Shakhtarit, teksa i pëlqyer është edhe Toni Kroos i Real Madridit dhe Julian Wiegl i Borussia Dortmundit.

Ndryshe, para disa ditësh u raportua se agjenti i lojtarit ka takuar të dy klubet gjatë një vizite kohëve të fundit në Angli dhe një transferim në Ligën Premier si duket është i pashmangshëm. /Telegrafi/